SHBA i kërkon LDK-së arritjen e një pakti me Vetëvendosjen

Dy përfaqësuesit e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar sot me Përfaqësuesin Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni ndodhen në një vizitë në Berlin, të ftuar nga Grenell.
Në këtë takim, ambasadori i SHBA-së në Gjermani ka kërkuar që Kosova të heqë taksën ndaj importeve serbe dhe të marrë vendime të cilat mundësojnë rifillimin e dialogut me Serbinë.
Përveç tjerash delegacioni i LDK-së ka njoftuar Grenell ka kërkuar po ashtu arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Hoti deklaroi se Grenell ka diskutuar për zhvillimet pas zgjedhjeve në vend dhe për sfidat që i presin.
“Miqësia me SHBA është e përhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar”, ka shkruar Avdullah Hoti.