Sot duhet të dalin nga hotelet “si turistë”, banorët e Durrësit: Ja pse nuk kemi ku shkojmë, shteti të mbajë premtimin

Sot më 3 janar, pushteti lokal dhe qendror kanë vendosur si afatin e fundit kur banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që më pas u strehuan në hotele “si turistë” siç shprehet qeveria, duhet të dalin prej tyre.
E ndërsa për banorët e Thumanës që janë strehuar në Shëngjin, afati u shty deri kur të gjejnë një banesë me qira, ende nuk dihet se cfarë do të bëhet me qytetarët e prekur në Durrës.
Në prononcimet për mediat, qytetarët shprehen se kanë dy probleme; e para që nuk gjejnë dot shtëpi me qira me çmimn që subvencionon shteti.
Por edhe ata që mund të japin banesa me atë çmim, nuk pranojnë të firmosin kontratë sepse deklarimi si banesë e dhënë me qira i ngarkon me detyrimin për të paguar taksën 15% në shtet. Por pa kontratë shteti nuk e jep bonusin.
Një tjetër qytetar tha se nga hoteli do të largohet vetëm nëse i nxjerr Policia me dhunë. Ai kërkon nga shteti të mbajë “premtimin që bëri në teelvizor”, pasi nuk kanë ku të shkojnë.
Ky rast shprehet se për të marrë banesën me qira duhet tapia e shtëpisë së pronarit që ka gjetur, por ai tapi nuk ka.