13 të burgosurit me koronavirus izolohen tek qelitë në sektorin “bis 41”, montohen bombula oksigjeni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se 13 të burgosur në burgun “313” janë të infektuar me COVID-19. Abc news raporton se 13 të burgosurit janë karantinuar në sektorin “bis41”, në sektorin “e të fortëve”.

Ndërkohë në spitalin e burgut nuk ka marrë ndihmë mjekësore asnjë i burgosur tjetër. Aktualisht në këtë spital po montohen bombula oksigjeni edhe pse akoma s’ka asnjë pacient në nevojë për ndihmë mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 663. Numri i viktimave është 27 dhe betejën me COVID-19 e kanë fituar 384 qytetarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT