‘3-10 % e shqiptarëve ka rënë në kontakt me virusin’, Sulcebe: Maskat duhet të jenë të detyrueshme

Profesori i Imunologjisë, Genc Sulcebe tha se qeveria duhet ta vendosë si detyrim mbajtjen e maskës mbrojtëse për qytetarët, ndërsa hodhi dhe kritika për OBSH që nuk dha objektiva të qarta në lidhje me mbajtjen e kësaj maske që në fillim. I ftuar në “5 pyetje për Babaramon”, Sulcebe tha se maskat janë i vetmi mjet mbrojtës ndaj këtij virusi, i cili përhapët përmes rrugëve të frymëmarrjes.

“Virusi transmetohet nga njerëzit dhe nuk është i pavarur dhe në këtë moment distancimi i njerëzve ishte e vetmja rrugë. Mbajtja e maskave duhet të mbajë që në fillim dhe këtu ka dhe një faj OBSH që nuk dhaa objektiva të qarta. OBSH duhet të jepte urdhër që maskat të ishin të detyrueshëm që më herët. Ka ardhur koha që maskat të bëhen të detyrueshëm, pasi është i vetmi mjet që bllokon futjen e virusit. Qeveria të krijojë mundësinë që maskat të gjinden kudo me një çmim minimal dhe të jenë të detyrueshme”,tha Sulcebe.

Në lidhje me krijimin e imuniteti tek popullsia, profesori i Imunologjisë tha se sipas tij deri në këto momente mund të jetë prekur nga virusi 3-10 % i shqiptarëve ose 100-300 mijë persona, por që vendi të konsiderohen me imunitete më të madhe duhet që numri të jetë mbi 1 milionë në vendin tonë, ose siç thekson OBSH 60 % e popullatës botërore dhe aktualisht ajo është 3-4 %.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT