‘70% e fondeve të Skemës Kombëtare do të shkojnë për blegtorinë’, Çuçi: Ja kur do të nisin aplikimet

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka inspektuar ditën e sotme fushën e Torrovicës në Balldren të Lezhës, një nga komplekset më të mëdha blegtorale në rajon.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se ata njerëz nuk e kanë ndalur aktivitetin për asnjë çast të këtyre ditëve të vështira në karantinë.

Sipas Çuçit, nga fondet e Skemës Kombëtare të këtij viti, rreth 70% e tyre do të shkojnë si mbështetje për blegtorinë, subvencion direkt për tufën bazë.

Ministri thekson se aplikimet do të nisin brenda një muaji, ku do t’i japin blegtorisë vëmendje të shtuar.

‘Sot isha mes njerëzve të punës, atyre që s’e kanë ndalur aktivitetin për asnjë çast të këtyre ditëve të vështira në karantinë. Ata që punojnë e kujdesen që në tryezat tona të mos mungojë ushqimi. Edhe fermerët janë heronjtë e kësaj lufte me Covid-19.  Tek fusha e Torrovicës në Balldren të Lezhës ngrihet një nga komplekset më të mëdha blegtorale në rajon. Rreth 400 lopë të racës brun-apline prodhojnë qumështin e freskët që del në treg. Jo vetëm qumësht, por edhe produkte të tjera si kosi, gjalpi, djathi etj, tregtohen sot në një rrjet të gjerë dyqanesh në të gjithë vendin dhe kanë një shije fantastike. Kjo fermë me cikël të mbyllur është një histori suksesi prej 12 vitesh. Çdo ditë këtu prodhohen rreth 5 mijë litra qumësht që më pas përpunohen në një fabrikë me teknologji moderne. Turi dhe Martini kanë plane për ta zgjeruar edhe më tej fermën me të tjera krerë. Nga fondet e Skemës Kombëtare të këtij viti, rreth 70% e tyre do të shkojnë si mbështetje për blegtorinë, subvencion direkt për tufën bazë. Aplikimet do të nisin brenda një muaji. Do t’i japim blegtorisë vëmendje të shtuar, për të patur po atë rritje që ka sot prodhimi bujqësor’, shkruan Çuçi.

94337774_1948266801970069_5845083446245851136_o.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT