Air Albania Stadium fiton Çmimin e Arkitekturës ‘BIG SEE Awards’ për Europën Juglindore

Stadiumi Kombëtar “Air Albania” shpallet fitues i Çmimit të Arkitekturës “BIG SEE Awards” për Europën Juglindore.

Lajmin e jep kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shkruan “Sa shumë e luftuan dhe e shanë Stadiumi Kombëtar shpallet fitues i Çmimit të Arkitekturës BIG SEE Awards për Evropën Juglindore! Do rikthehet loja sërish miq.”

Më tej, Veliaj sjell në vëmendje dhe betejën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe thotë se ashtu si Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, edhe Teatri i ri do jetë sukses.

“Sa shumë e luftojnë Teatrin e ri.

Por si @sheshi.skenderbej, @pazari_i_ri dhe Stadumi, Teatri i ri do jetë një sukses”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Instagram.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT