Basha: Kontrata e lobimit për të luftuar krimin dhe drogën në Shqipëri

Lulzim Basha sqaroi një kontratë lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të bërë publike dje.
I ftuar në emisionin Open, Basha tha se kontrata ka për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri:
“Ajo është një kontratë transparente dhe është vazhdim i një kontrate 2 vjeçare me kompaninë lobuese. Kontrata është transparente dhe po bëhet lobim për të luftuar krimin e organizuar dhe drogën në Shqipëri. Pse e bënë sot këtë? Kjo për të larguar vëmendjen nga denoncimi i tenderit sekret që ka bërë opozita”.