Biznesi që aplikoi për pagën e luftës nuk përfiton nga fondi i garancisë sovrane

Të gjitha bizneset që kanë pëfituar nga fondi i pagës së luftës nuk do të përfitojnë nga fondi i garancisë sovrane i dhënë nga qeveria për bankat për huatë. Deklarata u lëshua nga vetë ministrja e Financave, Anila Denaj gjatë emisionit “Opinion”, gjatë pyetjeve që kishin qytetarët në adresë të saj.

Qeveria ka miratuar 11 miliardë është garancia sovrane e vënë në dispozicion të 12 bankave të nivelit të dytë që duhet të japin kredi për bizneset e prekura nga masat kundër COVID-19, në mënyrë që subjektet të paguajnë punonjësit e tyre. Kredia do të jetë me normë interesi preferenciale dhe që nuk do të jetë më e lartë se 2.85%, ndërkohë risku i kredisë i kalon automatikisht shtetit. Që nga momenti që aprovohet kredia nga banka e nivelit të dytë, biznesi do të ketë 2 vite afat për ta shlyer atë me këste.

Sipas kushteve të miratuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, Vlera e Huasë e vendosur në dispozicion nga Bankat për çdo Biznes pjesëmarrës mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej Biznesit në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë së 150 000 lekë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT