Çfarë do të bëhet me pasaportat shëndetësore dhe kur do të publikohet zyrtarisht rregullorja e re

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ishte i ftuar në Open në Top Channel për të folur për situatën e turizmit gjatë pandemisë së koronavirusit.

Shumë vende kanë hedhur idenë për një pasaportë shëndetësore, ku çdo turist duhet ta ketë me vete para se të shkojë për turizëm. Për këtë u pyet edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi ku tha se pasaporta shëndetësore nuk është zyrtarizuar akoma dhe mbetet një ide.

Çfarë do të bëhet me pasaportën shëndetësore?- e pyeti Eni Vasili.

“Nga Organizata Botërore e Turizmit nuk ka një zyrtarizim të pasaportës së shëndetësisë. Kjo sepse t’i mund të jesh i pastër në momentin që e bën pasaportën shëndetësore, por mund të infektohesh rrugës për në destinacionin turistik ose mund të infektohesh në vendin që ke shkuar për turizëm. Ne kemi menduar që bizneset të kenë një certifikatë që janë korona free. Pra godina është dezifektuar dhe punonjësit janë testuar. Kjo mund të arrihet me testimet e shpejta, por deri tani nuk kemi diçka zyrtare. Unë dua të jem realist dhe t’i kërkoj bizneseve të bëhen gati”- tha Klosi.

Sipas Klosit këtë vit turizmi në Shqipëri ka mundësi më të ketë më shumë vizitorë se vendet fqinje si Italia dhe Greqia, kjo për shkak të lehtësira në legjislacion për bizneset dhe për shkak se numri i të infektuarve është shumë i ulët.

Kur do të publikohet zyrtarisht rregullorja e re?- e pyeti Eni Vasili.

“Shumë shpejt besoj. Ne duhet të presim një vendim përfundimtar për lirinë e lëvizjes. Kam përshtypjen se shifrat dhe rregullat e reja të rregullores janë të mirëkonsoliduara. Për 2-3 ditë besoj se ky draft do u niset në email operatorëve që ne kemi kontakt”- tha në Open Klosi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT