Covid 19/ Rama: Janë 7 pacientë të shtruar në spital, asnjë në respirator

Duke i uruar shërim të shpejtë, kryeministri Rama tha sot se në spital ndodhen vetëm 7 pacientë ndërsa shtoi se në respirator nuk është askush i infektuar me COVID-19.
Shefi i qeverisë shtoi se ishte i detyruar në këtë komunikim LIVE, duke marrë në konsideratë pyetjet e shumta nga qytetarët.
“Të gjithë nxënësit do ta kalojnë këtë vit shkollor”– shtoi Rama duke u ndalur tek arsimi. Ai tha se sot Shqipëria ka një kthim masiv në punë të shumë kategorive.