“Do jemi të lirshëm për të shijuar pushimet”, mjeku Pipero: Plazhin do ta shijojmë këtë vit, por duhet kujdes

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se beson se shqiptarët këtë verë do të jenë të lirshëm të shijojnë pushimet.

Në emisionin RepolitiX, Pipero tha se plazhet të gjithë do të kenë mundësi ta shijojnë plazhin këtë vit, por duhet pak më shumë kujdes nga çdo qytetar.

“Jam optimist se do të jemi të lirshëm për të shijuar pushimet, nuk e di sa do hapen kufijtë pasi kjo nuk varet vetëm nga ne, por turizmi vendas do të jetë maksimalisht i angazhuar duke ruajtur disa norma të rëndësishme të shmangies apo kujdesit për të mos lejuar përhapjen e virusit. Ndoshta mund të lind nevoja e një pasaporte shëndetësore, por kam bindjen se plazhet tona ne do i shijojmë këtë vit duke pasur pak më shumë kujdes”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT