“Do kemi një ‘bisht’ të pandemisë”, Tomini: Valë e dytë e Covid, shpresojmë mos jetë më e ashpër se e para

Shefja e Epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi  mbërmjen e djeshem në emisionin “Real Story” në News 24,  se “bishti” i pandemisë së koronavirusit në Shqipëri mund të arrihet në javën e dytë të qershorit.

Duke komentuar një studim të Universitetit të Singaporit që fliste për efektin e pandemisë, Tomini tha:

“Në disa elemente bashkohem për shkak të zhvendosjes së kurbës epidemike, pra është paraqitur e butë e dhëmbësuar deri diku nga java e 7 dhe e 8 e pandemisë që tregon se nuk ka karakter shpërthyes. Masat mund të zgjasin edhe kohën e largimit të virusit..pesha e masave të marra ndikoi në shfaqjen e butë të pandemisë, vetë karantinimi i gjithë Shqipërisë bëri që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Mendoj që java e dytë e qershorit sipas parashikimeve do kemi një bisht të pandemisë, por jo zhdukje”.

Specialistja e ISHP, ka folur për një valë të dytë të COVID-19. Sipas Tominit COVID-19 tashmë në javën e 40-të të shkojë drejt 0 por me tendencën për t’u rikthyer.

Eugena Tomini thotë se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të pritur një valë të dytë të COVID-19 por ajo shpreson mos jetë më e ashpër se e para.

”Fenomeni i valës së dytë do kalojë paralel qoftë me imunizimin pasiv për transmetimin më të shpeshtë, por edhe lirimi i masave do jetë. Por do kemi dhe një tendencë me raste të reja, por duke respektuar distancimin social ne do e minimizojmë kontaktet. Por kontaktet me asimptomatikët e kanë probabilitetin më të madh pas lirimit që të shtojnë kontaktet“, tha Tomini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT