E mërkurë e zezë/ Vrasjet e vetëvrasjet në Shqipëri, 5 viktima në pak orë

E mërkura ka rezultuar tragjike për Shqipërinë, ku vetëm gjatë paraditës janë regjistruar 5 viktima. Vrasje, vetëvrasjet dhe aksidentet u kanë kushtuar jetën 5 shqiptarëve, ndërkohë që 6 viktima u shënuan edhe të hënën.

Një bilanc dramatik për një vend të vogël, që po përballet edhe me pandeminë e COVID-19. Përveç shpërthimit të krimit me vrasje dhe plagosje, shqetësuese janë edhe informacionet për vetëvrasje. Më poshtë, 5 ngjarjet që tronditen vendin sot.

Vetëvrasje në Korçë

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Korçë. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është gjendur nga familjarët brenda banesës së tij në fshatin Voskop.

Ende nuk dihet se përse 37-vjeçari e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem ndërsa policia menjëherë pas lajmërimit nga familjarët është nisur drejt vendngjarjes.

Vrasje në Vlorë

Një konflikt pronësie i ka marrë jetën një 60-vjeçari sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari”.

Viktima është Bujar Mehmeti, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Viktima dyshohet se është vrarë me thikë dhe është goditur me shkop bejsbolli.

“Burime zyrtare nga policia thanë se dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi me inicialet B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndonëse ai u dërgua në spitali me urgjencë, 60-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve”, njofton policia.

Dy të vdekur në Elbasan

Dy persona humbin jetën në rrethana misterioze në Elbasan. Një 70 vjeçar, banues në një fshat të Elbasanit, ndërsa priste rradhën të merrte shërbim në sportelet e një Banke të nivelit të dytë është rrëzuar papritur dhe është përplasur mbi një bordurë duke dëmtuar rëndë edhe kokën.Personi në fjalë i identifikuar si Bashkim Balla është transportuar menjëherë për në spital por ka ndërruar jetë menjëherë.

Ndërkaq po në qytetin e Elbasanit një burrë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në rrethana ende të paqarta për të afërmit e tij. Gjatë kësaj jave në Qarkun e Elbasanit jane rregjistruar disa raste vetëflijimi.

29-vjeçari vdes në aksident

Një 29-vjeçar ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pas mesnate në Divjakë. Bëhet i ditur se viktima është shtetasi, Alban Petro, i cili udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen.

Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29-vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital. Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Tentativat e 29-vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT