Eksperti amerikan: Ilaçi antiviral Remdesivir është efektiv në shërimin e pacientëve me Covid-19

Instituti Kombëtar amerikan i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive thotë se pacientët me koronavirus që kanë përdorur barnën antivirale Remdesivir mund të rikuperohen më shpejt se pacientët që nuk e kanë përdorur këtë barnë.
“Të dhënat tregojnë se Remdesivir ka një efekt të qartë, domethënës, pozitiv në zvogëlimin e kohës së shërimit”, tha eksperti amerikan Anthony Fauci.
Rezultatet paraprake tregojnë se Remdesivir e uli kohën e përmirësimit të pacientëve me koronavirus nga 15 në 11 ditë.
“Megjithëse një përmirësim prej 31% nuk duket si një goditje 100% ndaj sëmundjes, është një provë shumë e rëndësishme e konceptit”, tha ai.
“Rezultatet treguan gjithashtu një rritje të mbijetesës, me një shkallë vdekshmërie prej 8.0% për grupin që merrte remdesivir kundrejt 11.6% për grupin tjetër,” tha NIAID.
Fauci, shkencëtari i lartë amerikan për sëmundjet infektive dhe një këshilltar kryesor i presidentit Donald Trump, tha se gjigandi farmaceutik amerikan Gilead ishte në bisedime me qeverinë për të siguruar një furnizim me Remdesivir për rastet më të nevojshme.