Fatmira Hajdari jep dorëheqjen nga ‘dosja Basha’: Largohem për të mos patur paragjykime, kryetari i PD ka qenë në shtëpinë time për…

Gjyqtarja Fatmira Hadari ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Ditën e sotme ishte planifikuar seanca në Gjykatën e Apelit për këtë çështje, por vendimi i Hajdarit për të hequr dorë ka sjellë edhe shtyrjen e seancës.

Fatmira Hajdari është nëna e deputetes së zgjedhur nga Partia Demokratike Rudina Hajdari, e cila nuk e la mandatin si shumica e kolegëve të saj nga PD, por vendosi të ushtronte detyrën e saj si deputete.

Gjyqtarja Hajdari ka thënë se e ka marrë këtë vendim për të mos patur paragjykime, pasi Lulzim Basha kishte qenë në shtëpinë  e saj për përkujtimin e bashkëshoritit të ndjerë Azem Hajdari.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë, ndërsa do të gjykohen vetëm për falsifikim formulari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT