Fitoi betejën me covid-19, flet për herë të parë Roland Xhaxho: Ishtë një periudhë e vështirë, nëse truri nuk furnizohet me oksigjen…

Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka folur për herë të parë mbrëmjen e sotme, pasi fitoi betejën me koronavirusin.
Xhaxho ka thënë se fatmirësisht tani është në gjendje të mirë shëndetësore, por periudha e qëndrimit një spital ka qenë e vështirë për të. Në një intervistë në emisionin e Eni Vasilit, Xhaxho ka thënë se kjo lloj sëmundje (covid-19) ka problem pulonar, pra duhet të oksigjenohet organizmi dhe truri.
“Ndodhem sërish para jush në gjendje të mirë. Vërtet ishte një periudhë e vështirë, por falë bashkëpunimit dhe ndihmës së mjekëve të Infektivit, drejtoreshës Najada Çomo, Piperos dhe Kalos unë jam sot përpara jush dhe i gatshëm për të filluar punën”, u shpreh mjeku Xhaxho.
Më tej, ai tregoi dhe shenjat e para të sëmundjes “pas disa ditësh më filloi temperatura dhe u shtrova në spital për të qenë në kontroll të vazhdueshëm, për të shmangur ndonjë gjendje akute. Kjo lloj sëmundje ka problem pulmonar, pra duhet të oksigjenohet organizmi dhe truri.Nëse truri nuk furnizohet me oksigjen, nuk funksionon si zakonisht.”