“Habit” Pipero: Do doja të kisha rënë në kontakt me Covid-19!

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ”News24” ka habitur me një deklaratë duke theksuar se ëshë ende negativ por do donte të ishte pozitiv me COVID-19.

Pipero thotë se ka kryer testin dhe doli negativ, por mjeku thotë se do dëshironte të binte në kontakt me koronavirusin.

Lidhur me 34 rastet e sotme në Shqipëri me COVID-19, Pipero tha janë kontakte të ngushta të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.

Ai theksoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.

Pipero tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.

“Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë.
Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur”, tha Pipero.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT