“Haçiko ynë”, qeni me sytë nga shkalla pret ish-trajnerin e boksit që ndërroi jetë nga Covid-19

Filmi “Haçiko”, do të prekte të gjithë zemrat e njerëzve kudo në botë.

Miku besnik që pret njeriun që i qendronte afër për vite e vite me rradhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë.

Një rast i tillë identik ka ndodhur edhe me Skënder Kurtin.

Ish-trajneri i boksit ndërroi jetë disa javë më parë pasi nuk arriti dot të fitonte betejën me koronavirusin.

Kolegu i tij, Murat Basha rrëfen se qeni me emrin Kuqi që e ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Kuqi,Haçiko ynë. Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer.

Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret…me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT