“Kemi parashikuar 4 faza të hapjes”, ministrja Manastirliu tregon se kur mund të izolohemi sërish: Nëse kalohet numri i mesatares ditore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka parashikuar 4 faza të hapjes së vendit dhe qytetarëve, të izoluar për shkak të koronavirusi.

“Komiteti teknik ka realizuar një strategji të rihapjes në faza dhe ka vlerësuar 4 faza të rihapjes ë aktiviteteve dhe në bazë të disa kritereve të vendosura, bazuar në kurbën, numin e të shtruarve dhe kurben epidemiologjike dhe ka vlerësuar disa faza të hapjes”, tha Manastirliu në emisionin Opinion.

Më tej, ministrja tha se nëse rastet e reja kalojnë një mesatare ditore që mund të jetë 15 raste atëherë nuk do të kalohet në fazën e dytë të hapjes dhe do të mbahen “frenat e emergjencës”.

“Kemi kriteret e çdo faze të hapjes, kemi vlerësuar rriskun për secilën fazë. Rastet pozitive klasifikohen në disa aspekte që do të thotë nëse në fazën e parë do të kemi mbi 15 raste pozitive në ditë përmbi një mesatare të rasteve që është rreth 15 raste të reja në ditë, ne do të themi që do të vijojmë në fazën e dytë. Nëse numri do të rritet do të kalojë mbi mesatare nuk do të kalojmë në fazën e dytë, do të mbajmë frenat e emergjencës”, përmbylli Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT