Këto janë rregullat e reja të lëvizjes duke nisur nga kjo e hënë

Rregullat e reja nga nesër 27 prill sipas njoftimit zyrtar:

1.Liri-dalje për 2 orë – duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.

2.Hapen bizneset:

Dyqanet e veshjeve

Të tekstileve

Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë

Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotesuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

3.Liri lëvizje në “zonat e gjelberta”

Nga e hëna lirohet lëvizja e makinave dhe këmbësorëve në 20 prej qyteteve dhe zona në vend. Sipas zonave të përcaktuara në hartë, qytetarët që banojnë në këto zona nuk kanë nevojë për një autorizim për të dalë nga shtëpia, ndërsa pensionistëve u lejohet që të bëjnë shëtitje deri në orën 8.30.

Jane klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

Zonat si me poshte:

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;

Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd

Si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.

Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.

Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.

Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT