KM-ja i prerë: Bllokim biznesi po abuzuat me aplikimin për leje

Kryeministri Rama ka njoftuar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale lehtësirat e reja për bizneset e hapura këtë të hënë dhe ato të mëparshmet.
“Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në www.e-albania.al. Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
- transport për stafin me autobusë ose furgona
- leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
- Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24
Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë”, shkruan Rama.