Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 17 persona të shëruar brenda ditës

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 799.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme nga Covid-19 janë shëruar 17 persona. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend rritet në 627.

Rastet pozitive të konfirmuara sot, janë nga 225 mostra të testuara.

Vitia shkruan në një status të tijin në Facebook:

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT