Kosova përballë koronavirusit, komunat me numrin më të lartë të të infektuarve

Teksa më Kosovë numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 780, 201 nga të infektuarit janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur. Po cilat janë komunat me numrin më të lartë të të prekurve?! Komunat të cilat kanë numrin më të madh të rasteve me coronavirus janë Ferizaj, Malisheva, Peja dhe Prishtina.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar 98 raste, në Komunën e Malishevës dhe atë të Pejës janë nga 73 raste, kurse në Komunën e Prishtinës 70 raste.

Po ashtu, në Komunën e Prizrenit janë 58 raste, ndërsa në Komunën e Vitisë 49. Sakaq, 35 persona me coronavirus janë konfirmuar në Mitrovicën e Veriut.

Në Komunën e Suharekës janë 35 raste pozitive me COVID-19, në Komunën e Kamenicës 34 raste, në Komunën e Vushtrrisë 24 raste, në Komunën e Zveçanit 22 raste, në Komunën e Zubin Potokut 20 raste, në Komunën e Shtimes 18 raste, në Komunën e Gjakovës 16 raste, në Komunën e Lipjanit 15 raste, në Komunën e Leposaviqit 14 raste.

Ndërkohë, numër më të vogël të personave të infektuar me coronavirus deri tani kanë komuna e Podujevës, Istogut, Hani i Elezit, Fushë Kosovës, Kaçanikut, Skenderajt, Klinës, Deçanit, Dragashit, Drenasit dhe Obiliqit.

Në Podujevë 11 raste, në Istog 8 raste, në Han të Elezit 7 raste, në Fushë Kosovë dhe Kaçanik nga 7 raste, në Skenderaj 6 raste, në Klinë 5 raste, në Deçan dhe në Dragash nga 3 raste, në Drenas 2 raste dhe 1 rast në Obiliq.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT