Kruja vatër e koronavirusit, epidemiologët në terren për gjurmimin e rasteve (FOTOT)

Teksa në Krujë është rritur ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirusi, ku deri më tani ka 58 raste, ndërsa 18 persona pozitivë janë regjistruar brenda 24 orëve, ekipi i epidemiologëve ndodhet në terren për të gjurmuar raste të reja.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në “Facebook” ka thekson se ky ekip po bën një punë të palodhur në terren për zbulimin e rasteve, për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit.

Vatra e koronavirusit në Krujë ka qenë një fasoneri.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

#COVID19
Ekipi i epidemiologëve të palodhur të #Krujës po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për gjurmimin në kohë të rasteve dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit, derë më derë, për të frenuar përhapjen e #COVID19!
Punë e palodhur e ekipit të terrenit dr. Ervini, Olta, Silvana, Jonida, Majlinda, Alberti, Mirela dhe i gjithë stafi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor ??
#ShëndetësiaNëGatishmëri

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT