Kruja, vatra e rrezikshme e COVID, numrin më të lartë të rasteve edhe sot

Nga 14 të infektuarit të konfirmuar në 24 orët e fundit, 9 prej tyre i përkasin vetëm Krujës. Kruja sot pati numrin më të lartë të rasteve dhe që të gjitha vijnë nga fasoneritë.
Mësohet se 9 rastet e sotme që kanë rezultuar pozitivë nga tamponët që janë marrë ditën e djeshme, janë punonjës të fasonerive dhe kontakte të afërta të tyre. Lajmi i mirë është se nuk ka vatra të reja infeksioni dhe ISHP thotë se po vijon me hetimin epidemiologjik për të ndërprerë zinxhirin.
Nga 9 të infektuarit e sotëm, janë 6 gra të moshës nga 33 deri në 66 vjeçe, ndërsa 3 janë burra.
Në tabelën e shpërndarjes gjeografike, Kruja listohet me 92 raste në total, dhe mban vendin e tretë me numrin më të lartë të të infektuarve në Shqipëri.

