Kurti: Në 6 muajt e fundit VV-ja është dyfishuar, partitë e tjera i ka kapur paniku

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë dyfishin e votave. Sipas tij, kjo ka bërë që partitë e tjera t’i kapë paniku.
“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë”, deklaroi kryeministri në detyrë. “6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi kreu i VV-së për Euronews Albania.
Kurti tha se ka pritur që qeveria e tij të mos ishte jetëgjatë duke iu referuar elementëve që kanë kapur shtetin në Kosovë dhe në kushte të tilla ka qenë i vetëdijshëm se do të përballej me shumë probleme përveç vështirësive të zakonshme.