“Ky është ‘Trekëndëshi i Bermudës’ në Shqipëri ku zhduken autorët pas çdo vrasjeje”- Gazetari Hoxha: Çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve të vrarë

Gazetari Artan Hoxha thekson se burime pranë policisë i kanë pohuar se viktimat e Durrësit, vëllezërve Haxhia sipas hetimeve paraprake rezultojnë se e kanë ndaluar vetë makinën që nge dyshimet se i njihnin autorët.
Ndërkohë ai është shprehur se nga të dhënat e deri tanimshme makina e autorëve një “Toyota” gri është drejtuar drejt vendit që zhduken gjithmonë gjurmët e autorëve të vrasje.
Vendi që ne e njohim dhe si “Trekëndëshi i Bermudës”, kryqëzimi Tiranë- Durrës-Fushë Krujë, shpesh zhduk dhe gjurmët e atentatorëve.
Hoxha ndër të tjera thekson se në duart e grupit hetimor ka shumë pista, është ajo e hakmarrjes është fakti nëse autorët njihen ose jo me autorët e krimit.
“Një element tjetër është se një automjet që dyshohet se është modifikuar në servisin e vëllezërve për trafik narkotikësh dhe ka të dhëna se ai është kapur jashtë me lëndën narkotike. Ti mund ta kesh modifikuar mjetin por ngarkesa nuk ëhtë e jotja, ti e ke modifikuar mjetin por cilësohesh dhe si autor. Dënimi që ka marrë më parë Besmiri jashtë e ka kryer dënimin, por në Shqipëri nuk ka një gjë të tillë, duke qenë se vijnë nga një zonë ku hakmarrja mund të jetë një tjetër pishtë. Ka disa pista në duart e policsë.
Tjetra është nëse ka implikim në trafikimin e narkotikeve jashtë Shqipërisë, pasi zakonisht ngjarjet e fundit kanë të bëjnë me trafikun e lëndeve narkotike në Shqipëri ndodhin në vendet e Evropës dhe kufomat i mbledhim në banesat e tyre. Ne bëhemi pjesë e një bilanci që nuk ndodh brenda vendi tonë. Kjo e bën më të vështirë dhe unë këtu e shikoj një tjetër dobësi të policisë, pasi është e vështirë që të gjurmosh grupet në Amerikën Latine dhe në Evropë, por patjetër duhet të kesh informacion se cila është adresa. Po hetohet ky episod pasi është kapur ky automjet i modifikuar në Itali. Ai dyshohet se ka shkuar me traget nga Durrësi në Itali është një e dhenë që po shikohet nga hetuesit, por akoma nuk ka një të gjë zyrtare akoma. Një tjetër gjë është nëse autorët kanë pasur direkt lidhje me viktimat apo janë të paguar”, është shprehur gazetari.
Hoxha deklaron se hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e viktimave në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët. Sipas gazetarit mesazhi i gjetur në telefonin e dy vëllezërve që u ekzekutuan, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.
“Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë, janë edhe 3 motra. U goditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate viktimave që janë duke u kontrollura. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve”, tha Hoxha.
Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.
“Të dhënat tregojnë se autorëte janë përgatitur. Çdo atentat ka një kosto sepse janë mjetet që do të përdorësh, automjeti që ti djeg. Dikush është paguar për këtë.