Më i rrezikshëm se Coronavirusi, është ky kanal i ujërave të zeza në plazhin e Golemit

Sektori i turizmit është goditur në mënyë të drejtëpërdrejtë për shkak të pandemisë së Covid-19, ndërohë që shumë hotele kanë shpresë t’i rikthehen punës këtë sezon veror.
Por teksa bëhen gati, ajo që të bën përshtypje është ky kanal i ujërave të zeza, që derdhet në det në plazhin e Golemit. Fotot dhe videot janë siguruar nga agjencia LSA dhe tregojnë ndotjen e tmerrshme të plazhit.
Nëse deri më sot ne po ruhemi nga Coronavirusi, po të frekuentojmë plazhin e Golemit atëherë do duhet të kemi kujdes edhe nga ky kanal i ujërave të zeza. Kjo sepse infeksioni dhe bakteriet që derdh ky kanal në vijën e parë e bregdetit, është më i rrezikshëm edhe se vet Coronavirusi që po kalon Shqipëria.
Pamjet dhe foto flasin qartë.