“Meta e drodhi se nuk shpëtonte dot”, Ngjela: Mendoi se Rama do tërhiqte ndryshimet në Kodin Penal, por kryeministri zgjodhi mes dy të këqijave

Avokat Spartak Ngjela thoët se kryeministri Rama bëri gabim që u tërhoq nga dënimet drastike për personat e infektuar me koronavirus, që nuk zbatojnë masat dhe dalin nga karantinimi.
“Rama bëri gabim që u tërhoq nga dënimet drastike sepse këtu krimi i organizuar e do epideminë. Nuk humbet gjë. Nuk e kanë gjë vdekjen ata. Ato ishin shumë të ashpra por jo si në perëndim që janë shumë më të ashpra. Meta bëri kërkesën Rama zgjodhi mes dy të këqijave, të ulë marzhin e dënimit apo të zvarrisë cështjen për tre muaj, mes këtyre zgjodhi të parën dhe presidenti nuk e zhdekretonte dot. Me anë të kësaj kuptojmë që ai mendoi se Rama do të thoshte jo dhe ai nuk do ta dekretonte. Fakti që Rama tha po uljes së marzhit të dënimit, Meta e drodhi dhe nuk i shpëtonte dot”, u shpreh Spartak Ngjela në Ora Neës.
Ndërkohë, i pyetur nëse këto masat për kufizimin e qytetarëve shkelin të drejtat e njeriut, Ngjela nuk e mohoi por shtoi se duhet para nëse masat janë për shëndetin e njerëzve apo për të rritur fuqinë e qeverisë.
“Qëndrimin në shtëpi si ta jep qeveria si prokuroria është “arrest shtëpiak” vetëm se në rastin e prokurorisë të mbron një avokat, ndërsa në rastin e qeverisë kush të mbron?
Ne kemi pasur defekt se Kodi ynë Penal nuk e kishte parashikuar epideminë. Shkelje nuk diskutohet që ka, por pyetja bëhet nëse kjo shkelje bëhet për të shpëtuar jetën apo shkelje për të rritur fuqinë e dhunës shtetërore.
Këto shkelje që nuk diskutohet që janë shkelje të drejtave të njeriut. Njerëzit rrezikohen nga një virus vdekjeprurës apo për të forcuar qeverinë. Këtu do e shikojmë me vëmendje ku mbaron epidemia dhe ku fillon pushteti personal i një kryeministri”, përmbylli avokat Spartak Ngjela.