Ministri Klosi: Vështirë të bëjmë dasma këtë vit

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh mbrëmjen e sotme se dasma këtë vit në Shqipëri mund të bëhen, por me kushtet e koronavirusit.

Në emisionin Opinion, Klosi tha se dasmat normale do jetë e vështirë të bëhen këtë vit sepse janë aktivitete ku ka grumbullime dhe nuk respektohet distanca.

Bledi Fevziu: A do të kemi dasma këtë vit?

Blendi Klosi: Dasma ka po me kushtet e koronavirusit. Dasëm dasëm do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia.

Blendi Fevziu: Po mirë kampionatin europian i shtymë, lojrat olimpike i shtymë, do të shtyjmë dhe dasmat?

Blendi Klosi: Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje. Do jetë shumë e vështirë të hapen sepse janë gjëra masive të vështira të kontrollueshme janë aktivitetete ku nuk respektohen distancat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT