Ministrja e Arsimit lajmëron se kur nis shkolla për maturantët

Ministrja e Arsimit Besa Shahini informoi se shkollat për maturantët do të hapen nga data 18 maj deri në 5 qershor.

Ajo informoi se do punohet vetëm për lëndët e maturës shtetërore dhe se kjo hapje e pjesshme është e nevojshme.

“Mësimin online do ta mbyllim dy javë më shpejt, në mënyrë që të lirojmë mësuesit të shkojnë në shkolla e të kryejnë punët administrative. “, tha Shahini në një komunikim për mediat.

Viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shumicën e nxënësve, por viti mësimor nuk digjet për shkak të COVID-19.

Ndërsa maturantët duhet që të përgatiten për Maturën Shtetërore.

Ministrja e Arsimit konfirmoi se nxënësit e tjerë do vazhdojnë mësimin on line, por edhe ata do të përfundojnë mësim dy javë para kohës normale të zgjatjes së vitit mësimor. Pra mësimi do vijojë deri më 29 Maj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT