“Mjekë dhe policë”/ ISHP informon sa të infektuar ka në vend

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico informoi se deri më tani janë infektuar 6 mjekë dhe infermierë, 14 punonjës policie dhe 1 gazetar nga COVID-19. Ajo siguroi se situata është në kontroll nga autoritetet.

“Mjekët dhe infermierët janë një aset i jashtëzakonshëm, monitorohen vazhdimisht. Ndërkohë ne kemi pozitivë 6 mjekë dhe infermierë dhe 2/3 e këtij numri janë të shëruar. Numri i grave shtatzëna të prekurve është i ulët. Kemi katër raste që kanë rezultuar pozitive, dy prej të cilave janë shëruar.”, tha Fico.

Ajo foli edhe për situatën në Krujë dhe Kurbin.

“Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar të gjithë vëmendjen tonë. Në përfundim të kësaj tabloje do merren masat e duhura. Puna vijon. Të gjitha rastet që kanë rezultuar pozitiv, mjeku i familjes ka marrë përsipër vëzhgimin. “

Fico tregoi se ka edhe një gazetar të prekur me koronavirus.

“Po kemi një rast, është vetizoluar në gjendje të mirë dhe monitorohet nga mjeku i familjes.

Fëmijë të prekur? Numri i tyre është 21, gjysma e tyre të shëruar. Lajmi i mirë është se asnjë prej tyre nuk ndodhet në spital. Sa i përket punonjësve të policisë të infektuar, numri i tyre është 14, kurse në strukturën akomoduese të mbrojtjes janë gjithsej 4 persona”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT