Mjeku Xhaxho lë spitalin, mirënjohje me tortë për stafin e Infektivit

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, i cili është kthyer prej më shumë se një muaji në COVID, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus. Vetëm pak minuta më parë sapo ka lënë ambientet e spitalit edhe mjeku i njohur, Roland Xhaxho.
Madje, mjeku Xhaxho ka ndarë edhe një tortë për mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer, para se të largohej. Mjeku Xhaxho ka mundur të fitojë plotësisht betejën me koronavirusin dhe sot ka dalë nga spitali, duke shkuar në shtëpinë e tij, ku do të vijojë të qëndrojë i izoluar.
Ndërkohë, Tritan Shehu, mik i doktorit Xhaxho shkruan në facebook se “pas një ballafaqimi të mundimshëm dhe të gjatë u largua sot nga klinika e sëmundjeve infektive në gjendje të mirë shendetësore Roland Xhaxho.
Në fakt edhe kur ishte i shtruar aty si i sëmurë, nuk mungoi të luante dhe rolin e mjekut për shumë pacientë. “Urimet më të mira Landit, falenderimet e përgëzimet profesionale e miqësore stafit të asaj klinike, që i shërbyen atij, por dhe të sëmurëve të tjerë me devocion e kompetencë teknike!
Një përpjekje që duhet dhe do të fitohet kjo!