Neritan Ceka: Kjo situatë më kujton 97-n në Vlorë

Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me eksperiencën e tij me pandeminë e koronavirusit.

Në fjalën e tij, Ceka u shpreh se ka dalë vetëm një herë nga shtëpia në kohën e karantinës, por që ka respektuar të gjitha masat.

Më tej, ai shtoi se një situatë të tillë po kaq të rrezikshme e kishte parë vetëm në vitin 1997, në Vlorë.

“Dal në ballkon. Rrezet e diellit i marr nga kompjuteri. Njëherë e kam nxjerrë këmbën nga vendi. Nuk kam frikë. Më shqetëson se mund të bëhen rrezik për të tjerët. 

Kam qënë alpinist, rrezikun e kam marrë përsipër edhe për kënaqësi. Në ’97 në Vlorë kam parë të njëjtën situatë. Edhe më shumë të rrezikshme,”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT