Pamjet nga brenda Klinikës Infektive të Kosovës, mjekët të mbuluar nga koka tek këmbët

Në Kosovë vijojnë të rriten rastet e infektimit me Covid-19. Deri më tani kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 799 persona, ndërsa 24 kanë humbur jetën.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin mjekim 33 persona me COVID-19.

Ndërkohë në të gjithë Kosovën 249 nga personat e infektuar janë shëruar.

Autoritet në Kosovë po mendojnë për lirimin e masave shtrënguese. Këto masa pritet të lehtësohen pas datës 4 maj, kështu ka njoftuar ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell Telegrafi.

Në tri ditët e fundit në Kosovë ka rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus.

     

Back to top button
LAJMET E FUNDIT