Pas Krujës, koronavirusi prek edhe një fasoneri në Tiranë. Dalin pozitive 2 punonjëse dhe përgjegjësja

Hapet vatra e infeksionit në fasoneritë e vendit ku këtë herë shënohet në Tiranë. 3 persona të një fasonerie në Tiranë kanë rezultuar pozitiv të prekur me COVID-19. Sipas burimeve të prekur rezultojnë 2 punonjëse dhe përgjegjësja e tyre.

Nisur nga kjo situatë, mësohet se është dhënë urdhri që ajo të mbyllet. Ndërkaq, tamponi u është bërë edhe disa punonjësve të tjerë ku pritet ende përgjigjja e tyre.

Kjo është fasoneria e parë në Tiranë që preket nga koronavirusi, ndërsa rastet e para të fasonerive të prekura me COVID-19 janë shënuar në Krujë.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 16 raste pozitive, 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 766 raste në total, ndërsa i të shëruarve ka shkuar në 455 persona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT