PD, “kundër narkotrafikut” me lobuesin që mbron të kërkuarin nga DEA (DOKUMENT)

Faqja online CNA ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare kontratën e firmosur nga Gazmend Bardhi në emër të PD me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Uashington.
Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë.
Data zyrtare e firmosjes së kontarës nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020.

Kontrata e PD, firma Gazmend Bardhi
Sipas CNA, ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikane ndaj tij.
Kontrata ka një vlerë prej 60 mijë USD dhe kompania lobuese do i mundësojë PD, takime dhe strategji në lidhje me cështjet e narkotrafikut dhe krimit të organizuar për ti diskutuar me zyrtarë të SHBA-ve. Afati i saj është deri në shtator 2020, pra ka një afat 6-mujor.
Kontrata e PD per 60 mije USD
Kështu, Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe Nicolas Maduros Moros, Presidenti i Venezuelës, një njeri i akuzuar për krime nga SHBA, por i mbështetur nga Rusia dhe Putin.
Ai rezulton një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milionë dollarë.
Sipas dokumentit të publikuar sërish në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, rezulton se kompania lobuese ka deklaruar kontratën e saj për Maduron në 20 janar 2020, pra gati dy muaj përpara se të firmoste për Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Kontrata, firma e deleguar nga Pedrosa
Dokumenti i siguruar nga CNA.al tregon se rasti është më kompleks, kontrata më e gjatë dhe vlera më e madhe.
Firma është hedhur nga prokurori i Venezuelës emëruar nga Maduro, Reinaldo Monoz Pedoroza.
Reinaldo Muñoz Pedroza
Sonoran Policy Group, kompania që ka firmosur dhe PD, ka marrë 2 milionë dollarë nga firma juridike Foley & Lardner për përpjekjen e saj për të për të këshilluar prokurorin e përgjithshëm të Venezuelës Reinaldo Munoz Pedroza se si të lehtësojë sanksionet e SH.B.A.-së ndaj Venezuelës.
Kontrata e Maduro pagesa 2 mln USD
SHBA dhe rreth 60 vende të tjera nuk e njohin Maduron për president por njohin liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó si drejtuesin e ligjshëm të vendit.
