Po të ketë një regjisor të së ardhmes, do të jetë Rikard Ljarja!

Nga Ervin LERA

… Ndjesë mjeshtër, profesor, artist… Nuk gjej dot mes lotësh më shumë se të përmend emrin Tuaj dhe…, vetëm aq bëra.

Ndjesë burrë geg me kulturën e madhe mbi supe që ke mundur dhe ke realizuar personazhe, karaktere dhe ngjarje.

I dashur profesor! Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e të ndjerit dhe të paharrueshmit Dhimitër Xhuvani (në një premierë të tij edhe Gjergji miku dhe i përkushtuari i kinemasë shqiptare e ka përsëritur):

Po të ketë një regjisor të së ardhmes, do të jetë Rikard Ljarja… Nuk është vetëm vlerësimi i fisnikëve Xhuvani, është miqësia (ndoshta edhe interesi për të qënë afër me Ju professor) i shumë artistëve fisnikëve shqiptarë, që koha dhe historia do t’i kujtojë gjithmonë…

Ishte ekranizimi më shumë se artistik i “Shkëndija e jetës” së Remarkut, që Ju i Dashur, e vutë lupën e kameras me shumë vëmendje dhe kujdes. Personazhet që rrëshkasin mes skenave reale të realizuar me mjeshtrinë tuaj të artë, bënë që të kuptohet se Remarku gjeti mishërim edhe në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore. Ju morët guximin i pari profesor të përcillnit atë që edhe Remarku e vuajti.

Ju i madhi Profesor i dashur, ngritët një hero të heshtur, më shumë se të “ngrirë », për të dhënë një shembull që ju vetë e përcollët ndër breza. Deda,…, një i ri i dashuruar dhe një i thjeshtë që… punon…, dhe po i nderuar Profesor I dashur, ju keni punuar…

Po Profesor i nderuar dhe i përkushtuar, jo nvetëm me Dedën, jo vetëm me Radiostacionin që sot ndoshta ka harruar ta kujtojë emrin tuaj, jo vetëm me Burrin që përcolli ndër breza studentësh të Akademisë së Arteve, … na bëni të përlotemi të buzëqeshur që ju kemi njohur, na bëni krenarë që ju kemi pasur ndër ne, na bëni t’ju përmendim me krenari.

ARTISTI O LIND I VDEKUR., OSE NUK VDES KURRË…

Ju i dashur Profesor, sot po bëni një shaka nga ato që ju i keni bërë gjithmonë! Ju sot i pamëshirshëm për padijen tonë para dijes tuaj, po na vini në lojë… Ju sot vetëm po na kujtoni se sa i madh është emri RIKARD LJARJA…

Ju i nderuar profesori i dashur i brezave… Ju përulemi me shumë respekt për pavdekshmërinë tuaj… Lot dhe dashuri ka sot për ju nga të gjithë…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT