Precedenti/ Tri pacientë të intubuar, por sa shanse kanë që të shërohen referuar shifrave?

Aktualisht në vend po trajtohen tre pacientë të infektuar me COVID-19 që janë të intubuar. Kujdesi ndaj mjekëve është mjaft i madh, ndërkohë që nëse i referohemi shifrave, pacientët do të duhet që të luftojë fort që t’ia dalin.

Nga informacionet e marra, në Spitalin Infektiv janë 3 persona të intubuar. Mes tyre një person që ka rezultuar negativ, po mbahet i intubuar për shkak të një problemi kardiak dhe i janë vendosur dy stenda.

Ndërkohë në terapi intesivie janë 3 persona të tjerë. Një gruaje është i është hequr intubimi, deputeti Adriatik Alimadhi po kalon një gjendje të mirë dhe e ka kaluar rrezikun, ndërkohë që një tjetër person ka probleme për shkak të diabetit.

Deri më tani, kanë humbur jetën 27 persona në vend. Të gjithë me përjashtim të njërit, kanë pasur probleme për shkak të komplikacioneve dhe janë intubuar. Vetëm njëri prej tyre ia ka dalë që të mbijetojë. Nisur nga precedentët, do të jenë momente vendimtare ato në vazhdim dhe një betejë e fortë nga pacientët e intubuar, në mënyrë që të mund të shërohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT