Raste të reja me koronavirus në Tiranë dhe Shkodër, shkon në 736 numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të përditësuar mbi rastet e reja me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 10 rastë me COVID-19, shumica në Tiranë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, 9 në Tiranë dhe 1 në Shkodër”, tha Mira Rakacolli.

Nga ana tjetër, raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë.

Në total numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 736.

E PLOTE/

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 10 raste të reja, shkon në 736 numri i të prekurve

Shkon në 422 numri i të shëruarve

Prof. Mira Rakacolli

Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale

Në kuadër të informimit të përditshëm për situatën e infeksionit Sars-Cov2 dhe sëmundjes COVID-19, ju bëjmë me dije se:

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

BashkiaTë prekurTë shëruar
Tiranë302187
Shkodër10561
Krujë928
Durrës4237
Fier3727
Kurbin31
Korçë1918
Elbasan1815
Kukës1810
Lezhë1414
Has1412
Kavajë98
Lushnje74
Vlorë54
Pukë54
Mirditë53
Rrogozhinë44
Tropojë44
Berat32
Mallakastër1
Mat1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT