Relaksim për lëvizjen e lirë/ Rama: Nga java tjetër, këto qytete do kenë lehtësi

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se që nga fillimi i javës tjetër do të lehtësohen masat në disa qytete.
“Në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim më të madh sesa në Tiranë apo zona të tjera me risk më të lartë. Nuk do të hapet transporti nga një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë edhe për disa ditë dhe javë. Por do të lejohet lëvizje e relaksuar në zonat me risk të ulët, qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësirë. Po kështu i Dibrës i gjithi.
Po kështu bashkia e Divjakës, sikur edhe Saranda, Konispoli dhe Himara, të ndërmjetme. Po kështu zonat Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd. Do të bëjmë me dije rregullat që do të funksionojnë në këto zona” tha Rama në komunikimin me publikun.
Vijon…