Rezultatet më 6 qershor, shtyhen përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Koronavirusi prek edhe Lotarinë Amerikane.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë përgjigjet e rezultateve të Lotarisë Amerikane me një muaj.

Që do të thotë se ishte planifikuar që rezultatet të dilnin në datën 5 maj, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, përgjigjja nëse jeni përzgjedhur apo jo do të dalë në datën 6 qershor.

Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.

Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e situatës së COVID-19, pas vendimit që mori presidenti i SHBA-së, Donald Trump për pezullimin me 60 ditë të emigracionit me argumentin se amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të mos zëvendësohen me të huaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT