Rindërtimi i shkollave, anulohen 10 tendera objektesh mes tyre dhe “Sami Frashëri”

Agjencia e Prokurimit Publik ka anuluar garën për 10 shkollat që do të rindërtohet për shkak të dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Sipas një njoftimi për shtyp, APP-ja bën të ditur se gara do të rihapet, pasi firmat nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
“Bazuar në Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, neni 24, pika 1, pika c) kur në fazën e parë të procedurës së kufizuar dhe me negocim me shpallje paraprake të njoftimit kualifikohen më pak se 2 kandidatë; dhe pika ç) nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”, thuhet në njoftimin e APP-së.
Mes listes se shkolla eshte edhe ‘Sami Frashëri’. Në total është anuluar tenderi për studimin dhe projektimin e 10 shkollave me një vlerë prej 14 milionë lekësh pa tvsh. I njëjti veprim është bërë dhe për projektimin e 5 objekteve të tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit me një vlerë prej 7.4 milionë lekësh.
10 shkollat
Loti I: Studim projektim për objektin: “Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Hasan Vogli”, me fond limit në vlerën 2 387 700 (dy milion e treqind e tetëdhjetë e shtatëmijë e shtatëqind) lek pa TVSH
• Loti II: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Mangull” me vlerë me fond limit në vlerën 777.000(shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lek pa TVSH
• Loti III: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Pezë e Vogël” me vlerë studim projektimi 777.000 (shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lek pa TVSH
• Loti IV: Studim projektim për objektin: Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan” me vlerë studim projektimi 431.400 ( katërqind e tridhjetë e një mijë e katërqind) lek pa TVSH
• Loti V: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i kopështit “Fikas” me vlerë studim projektimi 317.602 ( treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dy) lek pa TVSH
• Loti VI: Studim projektim për objektin: ”Ndërtimi i kopështit “Gurrë” me vlerë studim projektimi 317.602 (treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dy) lek pa TVSH
• Loti VII: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës së mesmë “Sami Frashëri” me
vlerë studim projektimi 3.645.682(tremilion e gjashtëqind e dyzet e pesëmijë e gjashtëqind e
tetëdhjetë e dy) lek pa TVSH.
• Loti VIII: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Qazim Turdiu” me vlerë studim projektimi 2.407.860 (dymilion e katërqind e shtatëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë) lek pa TVSH
• Loti IX: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Murat Toptani” me vlerë studim projektimi 1.638.000 (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e tetëmijë ) lek pa TVSH
• Loti X: Studim projektim për objektin: Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “17-Shkurti”, Qesarake e Vjeter” me vlerë studim projektimi 1.638.000 (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e tetëmijë) lek pa TVSH.
