Sali Berisha: OSHEE do u vjedhë shqiptarëve 115 mln euro me fatura afrofe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar rëndë qeverinë Rama, duke thënë se po bëhet gati t’u vjedhë shqiptarëve një sasi prej të paktën 115 mln eurosh me faturat afrofe të dritave.
“Duan të pastrojnë para me anë të maskave dhe paisjeve mjeksore. Ai e ka gjetur mënyrën për pastrimin e parave, amnistinë penale të parave të drogës që po e përgatit. Kurse me maskat dhe materialet ata kanë nxjerrë në mënyrë të paimagjinueshme. Ministria e Shndetësië duke ndarë para me firmat, ajo është e papërmbajtur se ndan partë më Ramën, se nëse s’do ishte kështu nuk pranonte kurrë të blinte me 4-fish e çmimit maskat, kostumet dhe mjetet e tjera mbrojtëse, apo testin.
Për t’jua dhënë me njërën dorë dhe për t’jua marrë me dorën tjetër, me një vendim të pabazuar dhe mafioz, ai vendosi, përmes entit që kontrollon, që OSHEE të faturojë afrofe. Çfarë është OSHEE. Inspektorët e saj janë një lloj policie e pashpallur, si inspektorët e tatimeve si polic. Asnjë rrezik ata nuk kishin nëse me maska dhe dorashka do shkonin të shikonin sahatët, kur shumica e tyre janë jashtë banesave. Ky gjoja po i mbron nga epidemia, ju thotë faturoni nga zyra afrofe. Janë llogritur deri në Korrik që është në fuqi edhe vendimi, që shqiptarët të vidhen 115 milionë euro. E kam nga ekspertë shumë të mirë të fushës këtë llogaritje. Ajo palë është shumë më pak se gjysma e atyre që vjedh OSHEE”, tha Berisha në intervistë për faxnews.