Sezoni turistik gjatë koronavirusit, resortet mund të krijojnë “korridore për turistët”

Ministrat e Turizmit në Europë janë duke kërkuar krijimin e “korridoreve për turistët” në mënyrë që resorted turistike të mund të hapen në kohë për sezonin veror.

Drejtuesit e Turizmit nga 9 vende, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë dhe Spanjë i shkruan një letër krerëve të Bashkimit Europian ku parashtronin rreziqet se industria e turizmit mund të falimentojë nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.

Idetë që po diskutohen përfshijnë një sërë rregullash dhe protokollesh në mbarë Europën për mbërritjen dhe largimin e turistëve, të cilat një ministër i cilësoi si “Pasaportë për Covid-19”.

Një i ashtuquajtur “Korridor për turistët” do të ketë të përfshira rregullat strikte të distancimit social, programe testimi që do të lejojë parandalimin e çdo përhapje të mundshme të infeksionit.

Disa vende të BE-së po shqyrtojnë mundësinë se si të lejojnë rihapjen e resorteve, por kërkojnë nga Brukseli që të hartojë një plan, në një përpjekje për të shmangur një situatë kaotike të marrëveshjeve dypalëshe, të cilat krijojnë konfuzion për udhëtarët.

Ministrja malteze e Turizmit, Julia Farrugia Portelli kërkoi vendosjen e “korridoreve të sigurta në mes të territoreve dhe rajoneve”, të cilat do të përfshijë “protokolle të reja për fluturimet, akomodimet, ushqimin dhe vizitat turistike”.

Ajo shtoi se vendet duhet të angazhohen për të hapur turizmin sa me shpejt që të jetë e mundur. “E di që ka rreziqe, por ne duhet t’i menaxhojmë ato”, u shpreh Portelli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT