Situata e COVID-19/ Rama ‘tallet’ me opozitën për akuzat: ‘Çaa? Pu pu pu…të gjitha të pavërteta (VIDEO)

Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës, sa i takon tenderave të qeverisë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19.
Partia Demokratike denoncoi dje të tjera abuzime me tenderat gjatë kohës së pandemisë.
Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se janë të paktën 10 tendera që janë klasifikuar sekret shtetëror.
Mes tenderave bie në sy siglimi si sekret shtetëror edhe i tenderit për letra higjenike.
Rama ka publikuar në faqen e tij të Facebook një video ku shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.
“Mirëmëngjes Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike”, tha Rama.
Po ashtu në video është shkëputur edhe një deklaratë e Alibeajt, i cili thekson në emër të PD-së se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro. Ndërkohë, Rama i përgjigjet kësaj akuze me një formë ironie, ndërsa shton; “Me vërte?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro. Boll! 7X7 nuk bëjnë 42.