“U martua Sinani dhe mori atë që kishte pasur”, avokat Ngjela batuta për Reformën Zgjedhore

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se procesi i Reformës zgjehdore do të vazhdojë përpos pandemisë së koronavirusit pasi është kusht i BE dhe Uashington.

Në një intervistë për Ora News, Ngjela u shpreh se procesin e ka sërish mazhoranca në dorë dhe për këtë nuk kurseu batutat. “U martua Sinani dhe mori atë që kishte pasur”, u shpreh avokati.

“Refoma zgjedhore do të vazhdojë se është kusht i BE dhe Uashingtonit. Pandemia i tërhoqi, ata ngulmojnë. Të shohim se çfarë do të thonë dy bashkëkryetarët, çfarë drafti do paraqitet. Ndihmon votën e lirë apo manipulimin e zgjedhjeve? Me ato që kam parë nuk ndryshon. KQZ-së i kanë lënë karakter politik. E ka mazhoranca në dorë. U martua Sinani dhe mori atë që kishte pasur. Administrimi i zgjedhjeve duhet të jetë institucion i pavarur nga politika. Kur të arrini këtë, atëherë më pyesni që t’ju them a kemi shpresë për zgjedhje të lira. KQZ ka mbetur politike dhe nuk do të kenë zgjedhje të lira”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT