“UÇK ka kryer krime lufte”, Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij pas deklaratave për UÇK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi.

Kurti ka thënë se deklaratat e Gashit, patën pasoja shpërqendruese nga puna e qeverisë në detyrë.

Sipas Kurtit është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit të tij.

Njoftimi i plotë:

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT