‘Vaj medet’, Rama ironizon opozitën: Para epidemisë të gjithë kishin ikur, tani duhen paguar

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e Partisë Demokratike, e cila u shpreh se Shqipëria ka shumë punëtorë dhe të varfër, që duhen paguar nga shteti.
Përmes një postimi në Twitter, ai deklaroi se para epidemisë, sipas PD kishim vetëm papunë dhe të gjithë kishin ikur nga vendi.
Rama vijon ironinë dhe thotë se vaj medet, nuk paska lënë njëri Shqipërinë.
‘Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria #VajMedetPD 7X7?’, shkruan Rama.