Vendimi i ri/ Manastirliu: Kemi 100 vatra të koronavirusit, nga java tjetër ja sa është koha për pazare

Nga java e ardhshme çdo shtetas shqiptar do të ketë mundësi që të qëndrojë jashtë për 150 minuta nga 90 që ishte deri më tani.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që shtoi se sot është ngritur task-forca ndërinstitucionale.

Ajo ka sqaruar se me hapjen graduale, bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndryshe do të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht. Ajo bëri me dije se nga java tjetër do të shtohet koha për të bërë pazar nga 90 minuta në 2 orë e 20 min.

Masat lehtësuese do të vendosen në një afat kohor prej 2 javësh mbi bazën e tre kritereve kryesore që janë numri i rasteve të reja, numri i të shtruarve në spital dhe rasteve në terapi intensive.

Manastiliu ka bërë me dije se janë 100 vatra aktive në Shqipëri me COVID-19 dhe rastet e fundit tregojnë se infeksioni ngelet aktiv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT